Për klientët tanë:

Privatësia juaj është e rëndësishme për ne dhe ruajtja e besimit dhe konfidencialitetit është një nga prioritetet më të mëdha tonat. Ne respektojmë të drejtën tuaj për të mbajtur informacionet personale konfidenciale dhe kuptojmë dëshirën tuaj për të shmangur streset e padëshiruara. Ndryshimet e fundit ligjore kërkojnë (për  bankat, shoqërite e brokerimit dhe institucionet e tjera financiare) dhënien e  informacioneve shpjeguese për Politikat e Privatësisë- të cilat ne jemi më shumë se të lumtur t’a bëjmë. Ne shpresojmë që duke ju marrë pak minuta për të lexuar, ju do të kuptoni më mirë cfarë ne bëjmë me informacionin e siguruar nga ju dhe se si ne e mbajmë atë privat dhe të sigurtë.

Llojet e informacionit që ne mbledhim:

Ne mbledhim disa informacione personale rreth jush- por vetëm kur ky informacion është siguruar nga ju ose është marrë nga ne me autorizimin tuaj. Ne nuk e perdorim këtë informacion për qëllime të tjera përvec kërkesës suaj për produktet dhe shërbimet tona. Ne implementojmë masa të ndryshme sigurie në përputhje me ligjet e shtetit Shqiptar dhe ligjet ndërkombëtare të privatësisë.

Ju falenderojmë për vëmëndjen  

Trajtimi i te dhenave personale:

I nderuar përdorues,

Ju keni hyrë në faqen zyrtare të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a. Ju duhet të lexoni dhe pranoni kushtet si më poshtë vijojnë:

“Ansig” sh.a., mbledh dhe përpunon të dhënat personale të përdoruesve, të siguruarve efektivë dhe potencialë, të cilat nevojiten për administrimin (përgatitjen, ofrimin, nënshkrimin dhe zbatimin) e kontratës së sigurimit, për dhënien e shërbimeve të tjera të sigurimit, si dhe ofrimin e produkteve apo shërbimeve të reja.

Disa prej fushave të faqes përbajnë formularë të ndryshëm (punësimi, regjistrimi në databazën e shoqërisë “Ansig” sh.a., raportim dëmi etj.) që mund të kërkojnë nga përdoruesi që të plotësojë formën e aplikimit online duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale.

“Ansig” sh.a., Ju njofton se plotësimi i të dhënave personale është një kërkesë opsionale të cilën përdoruesi vullnetarisht pranon t’a japë si informacion, me qëllim për të vijuar më tej me aplikimin për të marrë shërbimin e kërkuar.

Përdoruesi konfirmon vërtetësinë dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në fushat e faqes web apo formularët online.

Me plotësimin e fushave të faqes web apo formularëve online dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi deklaron se vullnetarisht jep miratimin e tij që shoqëria së sigurimit “Ansig” sh.a., të përdorë dhe përpunojë të dhënat personale të përdoruesit, vetëm për përdorim të brendshëm të shoqërisë dhe vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka dhënë vullnetarisht të dhënat e tij personale. Gjithashtu, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij që shoqëria së sigurimit “Ansig” sh.a., të transferojë të dhëna personale, brenda kufijve të qëllimit për të cilat janë mbledhur dhe/apo përpunuar, te të tretë të cilët garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale.

“Ansig” sh.a., siguron të gjithë përdoruesit e kësaj faqeje se çdo e dhënë personale e mbërritur në serverin e shoqërisë “Ansig” sh.a., do të ruhet, trajtohet, përpunohet dhe transferohet në

përputhje me ligjin 9887 datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. “Ansig” i konsideron dhe i trajton të dhënat Tuaja personale si konfidenciale. Shoqëria i ruan të dhënat Tuaja me të njëjtin nivel sigurie që i ofrohet çdo të dhëne tjetër konfidenciale dhe do të kufizojë përdorimin e tyre vetëm për qëllimin për të cilat ato janë dhënë.

Këto të dhëna personale mblidhen, përpunohen dhe regjistrohen nëpërmjet aplikacioneve “web based” apo software-ve që administrohen nga punonjësit e “Ansig”, në përputhje me 9887 datë 10/03/2008 “Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”. Të dhënat Tuaja personale do të mbahen nga “Ansig” sh.a., për aq kohë sa është e nevojshme përdorimi i tyrë në përputhje me qëllimin për të cilin ato janë dhënë.

“Ansig” ka ndërmarrë masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi.

Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht të dhënat personale të kërkuara në këtë faqe web, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese me shkrim në adresën postare të Ansig: Rr. “Donika Kastrioti”, Vila 9/1, Tiranë, Shqipëri, apo adresën elektronike konsumatori@ansig.al  të aksesojë këto të dhëna, si dhe të kërkojë, ndryshimin ose korrigjimin e tyre.

Ju keni të drejtën të kundërshtoni përpunimin e të dhënave në rastet e parashikuara në nenin 6 dhe të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave nga ana e “Ansig” sh.a., lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën “Ansig” sh.a.: Rr. Donika Kastrioti”, Vila 9/1, Tiranë, Shqipëri. Nëse ankesa Juaj nuk zgjidhet nga ana e shoqërisë Ju keni të drejtë të ankoheni tek Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale.

Shoqëria e sigurimit “Ansig”sh.a., mund të shpërndajë të dhënat tuaja personale te palë të treta, të cilat veprojnë në emër të saj dhe nën udhëzimet e saj. Në çdo rast “Ansig” sh.a., garanton që pala e tretë marrëse e të dhënave do të trajtojë ato nën të njëjtat kushte sigurie për ruajtjen e të dhënave personale.

“Ansig” sh.a., mund të transferojë të dhënat jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për qëllime të risigurimit. Transferimi ndërkombëtar i të dhënave do të bëhet sipas rregullave dhe në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale.”

“Ansig” sh.a., në çdo rast është përgjegjës për trajtimin e të dhënave Tuaja sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.