Sigurimi nga tërmetet – Mbështetur nga Europa Re

Mbështetur nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, Banka Botërore, Bashkimi Europian dhe donator të njohur ndërkombëtarë, Europa Re ka hartuar dhe risiguron produkte cilësore të Sigurimit të Tërmetit për Banesat dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme. Produktet “Swiss Visual Pro” të sigurimit të Banesave dhe Bizneseve nga Tërmeti ofrojnë kompensimin e dëmtimeve fizike të pronës së siguruar, kur këto shkaktohen drejtëpërdrejt nga Tërmeti dhe / ose Zjarri dhe Shpërthimi që mund të rrjedhin si pasojë e tërmetit. Këto Produkte të Reja të Sigruimit ofrohen nëpërmjet paketave të ndryshme që ofrojnë kombinime të mbulimeve në përmbushje të kërkesave tuaja të vecanta per sigurim.

Rreziku i Tërmetit është Real

Katastrofat natyrore mund të prekin këdo, në çdo komunitet apo kohë pa asnjë paralajmërim. Në Europën Juglindore, tërmetet mund të shkaktojnë humbje ekonomike dhe dëme të ndjeshme tek banesat dhe bizneset e vogla e të mesme.
Shqipëria është veçanërisht e ekspozuar dhe rrezikuar ndaj tërmeteve.Tërmeti i ndodhur në Shkodër më 1979 (magnitudë 6.9) pati pasoja të rënda, duke
lënë 100,000 banorë të pa strehë. Ky tërmet na kujton pasojat ekstreme të katastrofave natyrore dhe nevojën në rritje për ndërgjegjësimin e publikut
përkundrejt rrezikut të tyre.
Megjithëse është praktikisht e pamundur të parashikohet se kur dhe ku do të ndodhë tërmeti tjetër, në ditët tona arrihet të vlerësohet shkencërisht masa e rrezikut të tërmetit dhe të merren masa paraprake për ta përballuar atë.
Europa Reinsurance Facility Ltd. (Europa Re) është një shoqëri risigurimi Zvicerane me pronësi shtetërore, por administrim të pavarur që ka zhvilluar dhe
tashmë po zbaton një program të zhvillimit të tregjeve inovative të sigurimit të pronës nga katastrofat natyrore në Europën Juglindore. Aksionerët e shoqërisë përfshijnë qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë. Europa Re u krijua me mbështetjen e Bankës Botërore, Sekretariatit të Shtetit të Zvicrës për Çështje Ekonomike, Fondit Global të Mjedisit, Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara. Vizioni i shoqërisë Europa Re është rritja e nivelit të sigurimit nga katastrofat natyrore për banesat dhe bizneset e vogla e të mesme në Europën Juglindore
Pavarësisht sesa të kujdesshëm jemi, ka gjëra në jetë që nuk mund t’i kontrollojmë, sidomos kur bëhet fjalë për katastrofat natyrore. Ne investojmë për të ndërtuar shtëpi e biznese përgjatë jetës sonë, dhe megjithatë mjafton vetëm një tërmet i madh, për të zhbërë gjithcka kemi ndërtuar në vite. Ndaj është e domosdoshme që të ndërmarrim të gjithë hapat e duhur për të mbrojtur investimin e kryer në shtëpitë dhe bizneset tona nga rreziku i tërmeteve të papritura.
Produktet ‘Swiss Visual Pro’ të sigurimit të Banesave dhe Bizneseve nga Tërmeti ofrojnë kompensimin e dëmtimeve fizike të pronës së siguruar, kur këto shkaktohen drejtpërdrejt nga Tërmeti dhe / ose Zjarri dhe Shpërthimi që mund të rrjedhin si pasojë e tërmetit. Këto Produkte të Reja të Sigurimit ofrohen nëpërmjet paketave të ndryshme që ofrojnë kombinime të mbulimeve në përmbushje të kërkesave tuaja të veçanta për sigurim. Çmimi i produktit Swiss Visual Pro për sigurimin nga Tërmeti është i papërfillshëm krahasuar me shpenzimet që do t’ju duhet të përballoni për dëmet e pronës suaj nga një tërmet i fortë.

Sigurimi i Banesës – Çfarë Përfitoni?

Me policën ‘Swiss Visual Pro’ të Sigurimit të Banesës nga tërmeti mund të përfitoni mbulim për Banesën, Strukturat Ndihmëse (si garazhe dhe depo) dhe pajisjet shtëpiake. Polica mbulon automatikisht edhe kostot për heqjen e mbeturinave apo shpenzimet për një vendbanim të përkohshëm që ju mund të duhet t’i paguani në rast të dëmtimeve të mëdha të banesës suaj nga tërmeti.

Sigurimi i Biznesit – Çfarë përfitoni?

Polica Swiss Visual Pro e Sigurimit të Biznesit nga Tërmeti mbulon Ndërtesat Komerciale, Strukturat Ndihmëse (si ambjentet e shërbimit, magazinat apo garazhet) dhe pajisjet në ndërtesën e siguruar. Mbulimi përfshin edhe shpenzimet për Heqjen e Mbeturinave dhe Fitimin e Munguar për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së biznesit në rast të dëmtimeve të mëdha të pronës komerciale nga tërmeti.
Produktet ‘Swiss Visual Pro’ të Sigurimit të Banesës dhe Biznesit nga Tërmeti ofrojnë mbulimin më të mire në treg